Kryetari, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të 26-vjetorit të shënimit të bashkimit të Gjermanisë, e cila u organizua nga Ambasada gjermane në Kosovë. Para shumë përfaqësuesve diplomatikë dhe të institucioneve të Kosovës, Thaçi tha se kjo festë nuk është vetëm e popullit gjerman, por edhe e Evropës dhe të gjithë popujve që e duan lirinë. Bashkimi i dy Gjermanive ishte festë për popujt e Evropës Lindore, sepse ishte sinjali më bindës se koha e sistemit një-partiak, koha e ndalimit të mendimit ndryshe, kishte marrë fund. Ishte sinjal se epoka e lirisë, demokracisë dhe barazisë po fillonte edhe për Evropën Lindore”, ka thënë Thaçi, por nuk ka folur fare për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …