Agjencitë botërore kanë bërë të ditur se portugezi, Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Guterres ka triumfuar ndaj kandidatit serb për këtë pozitë, Vuk Jeremiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm të Serbisë, ndërsa Guerres ka qenë kryeministër Portugalisë. Antonio Guterres, 66 vjeç, ka drejtuar agjencinë e refugjatëve në gjithë dekadën e fundit dhe në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të pasojë koreano-jugorin Ban Ki-Mun. 66-vjeçari është cilësuar favorit që në nisje të garës dhe në votimin paraprak mori 13 vota inkurajuese në Këshillin e Sigurimit, dy vota abstenuese dhe asnjë bllokuese.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …