Kryetari i sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka filluar vizitat nëpër degët, me qëllim për koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme dhe avancimin e programit dhe vizionit të partisë. Kështu është bërë me dije në një komunikatë të dërguar për medie, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Fidan Mustafa. Çerkezi, vizitën e tij si kryetar e filloi në Degën e Lipjanit, ku u prit nga kryetari Xhavit Maholli, së bashku me anëtarë të kryesisë së Degës dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet. Në fjalën hyrëse Maholli e uroi kryetarin e ri të PD-së, duke thënë se ndjehen të privilegjuar që kryetari i ri i PD-së zgjodhi për vizitën e parë degën e Lipjanit. Kryetari, Çerkezi, ka falënderuar nikoqirin e takimit dhe nder tjera ka deklaruar se rrugëtimi i PD-së është i barabartë me rrugëtimin e lirisë së Kosovës. “Politikat e udhëheqjes së re të PD-së do të jenë politika të natyrshme të identitetit tonë kombëtar e tradicional, ka saktësuar me këtë rast kryetari, Çerkezi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …