RKL: Tri nga shumë qëndrimet antikombëtare dhe antishqiptare të Veton Surroit

RKL: Tri nga shumë qëndrimet antikombëtare dhe antishqiptare të Veton Surroit

Biri i ambasadorit të Titos, jugo-shqipfolësi, Veton Surroi, ka qenë dhe po mbetet figura më pro-jugosllave, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë ish Jugosllavinë e tij, e cila tanimë i përket së kaluarës së errët të disa kombeve të Ballkanit. Madje më pro-jugo sesa Azem Vllasi, Ali shukria, Mehmet Maliqi e jo pak të tjerë. Në vitet 80 të shekullit të kaluar, Surroi  mori qëndrim djallëzor kundër kërkesës për Republikën e Kosovës.  Në vitet 90, së bashku me Ibrahim Rugovën, ka marrë pjesë në bisedime me kryexhelatin serb, Sllobodan Milosheviq dhe ka pranuar bisedime për mbetjen e Kosovës e “Metohisë” nën Serbi.  Pas luftës dhe çlirimit të Kosovës nga UÇK-ja dhe mbështetja që kësaj lufte i dha NATO-ja, Surroi doli kundër luftës së UÇK-së madje në disa raste e quajti edhe luftë revanshiste e fashiste.  Tani po afishon tezat se lufta e UÇK-së ishte luftë civile kundër politikës së Ibrahim Rugovës.

  1. Veton Surroi kundër Republikës së Kosovës 4 mars 1989

Në një koment,  botuar në Gazetën “Rilindja” të 4 marsit të vitit 1989, Veton Surroi bënte përpjekje t’i qartësonte opinionit se kërkesa për “Kosovën Republikë” ishte kërkesë nacionaliste, shoviniste dhe prekte themelet e Jugosllavisë. Krijimi i një Republike të tillë, sipas Surroit ishte një veprim krejtësisht i papranueshëm, që nuk do të duhej të lejohej, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Ai mohonte kategorikisht përkatësinë shqiptare të Kosovës dhe kërkesën gjithë popullore për Kosovën Republikë e trajtonte si kërkesë për Shqipërinë e Madhe.

…Nacionalistët e irredentistët shqiptarë, së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin  ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirëve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve,  që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkojë kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi  po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetmadh, nuk mund të durojë  kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia. ( Veton Surroi:  Rojat e Kushtetutës… „Rilindja“  4 mars 1989)

  1. Veton Surroi me Ibrahim Rugovën në bisedime me Milosheviqin, më 15 maj 1998

 Radio Televizioni Publik i Serbisë më 15 maj 1998  ka prezantuar  takimin e  delegacionit të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën, Veton Surroin e të tjerë  me diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq në Beograd.

Takimi ishte zhvilluar më 15 maj të vitit 1998 në zyrën e Millosheviqit, i cili gjatë asaj kohe ishte kryetar i Jugosllavisë së mbetur. Në delegacionin e Kosovës përpos Rugovës, merrnin pjesë edhe Fehmi Agani, Veton Surroi, Mahmut Bakalli dhe Pajazit Nushi,

Sipas kronikës së RTS-it, si Rugova ashtu edhe Surroi pranon dialog pa kushte me Millosheviqin dhe delegacionin serb. Pranonin  edhe dialog pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Ja çfarë thoshin Rugova dhe Surroi pas takimit me Millosheviqin, si dhe kronikën e plotë të RTS-it:

Presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq e ka pritur në Beograd Dr. Ibrahim Rugovën dhe anëtarët e delegacionit të tij. Në fillim të takimit një orësh e gjysmë, presidenti Millosheviq tha se ky dialog duhet të shërbejë si fillim i zgjedhjes paqësore të problemit të Kosovës dhe Metohisë. Pas bisedës, Dr. Ibrahim Rugova në konferencë për media tha se takimi ka kaluar në atmosferë të tolerancës së madhe dhe mirëkuptimit dhe se ekziston gatishmëria dhe dëshira që të bëhet përparim drejt zgjidhjes politike.

Kronika pas prezantimit të lajmit:

Presidenti i Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq priti Dr.Ibrahim Rugovën dhe delegacionit e tij të përbërë nga Pajazit Nushi, Mahmut Bakalli, Fehmi Agani dhe Veton Surroi. Ky dialog duhet të shërbejë si nisje e zgjidhjes paqësore te problemit në Kosovë dhe Metohi, tha presidenti Millosheviq në fillim te takimit në u zhvilluar në frymë të hapur të shpalosjes së të qëndrimeve për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Presidenti Millosheviq tha se vetëm me mjete politike dhe përmes dialogut të drejtpërdrejt bazuar në parime mund të arrihet zgjidhje e drejt, humane dhe ligjore për problemet në Kosovë dhe Metohi. Kjo marrëveshje duhet të bazohet në barazinë e të gjitha bashkësive etnike në Kosovë. Presidenti Millosheviq ka theksuar se e ardhmja e përbashkët dhe jetesa e barabartë e serbëve, malazezëve, shqiptarëve, romëve, boshnjakëve, turqve duhet të vleje toleranca ndërmjet tyre dhe të interes të veçantë për të kundërshtuar dhunën, veçanërisht terrorizmin si armik i përbashkët i tyre. Është arritur pajtueshmëri që takimet të mbahet çdo javë, takimi i parë do të mbahet qysh në fund të javës së ardhshme. Delegacionit shtetëror që do ta udhëheqë Dr. Ratko Markoviq, zëvendëskryeministër do ta përbëjnë edhe Tomisllav Nikoliq (president aktual i Serbisë, aso kohe nënkryetar i Partisë Radikale të kriminelit Vojisllav Sheshel dhe zëvendës-kryeministër i Serbisë) dhe Millan Bojiq, po ashtu zv/kryeministër në Qeverinë e Serbisë, e të tjerë.

  1. Veton Surroi, hapur kundër UÇK-së, flet me gjuhën e Milosheviqit, në tetor të vitit 2016

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste kundër Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale. Ka folur edhe për UÇK-në, e cila sipas tij  kishte kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK-së. Ka gjykuar dhe ka fyer votuesit e PDK-së, duke thënë se 200 mijë pjesëtarë të PDK-së pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ish-udhëheqësi i ORA-ës jugosllave, Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin Kryeministër të padijshëm e primitiv. Isa Mustafën e ka cilësuar si shpërfillës. Mirëpo, Surroi hipokrit dhe djallëzor  ka folur fjalë të mira për opozitën e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Famir Limajt, tre ish kuadro të  lartë UÇK-së. Ka thënë se opozita ishte mbresëlënëse për luftën që bëri në kundërshtim të Asociacionit e Demarkacionit.

Surroi, para luftës kërkonte pjesëmarrje në zgjedhjet e Jugosllavisë dhe kundërshtonte politikën pacifiste të  LDK-së dhe të Rugovës. Me Hashim Thaçin dikur ishin shokë, por pasi ky nuk pranoi ta bënte ministër, post për të cilin e kishte lutur dhe i kishte rënë në gjunj, në prani të ambasadorit, Kritofer Dell, Surroi prej asaj kohe  mori qëndrim kundër Thaçit dhe UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …