Nënkryetari Nura po qëndron në një vizitë zyrtare në Kroaci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura po qëndron në Kroaci në kuadër të një vizite zyrtare studimore me qëllim të shkëmbimit dhe përfitimit nga përvojat e komunave kroate në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Fokus i vizitës është marrja e përvojës në fushën e trajtimit të mbeturinave në disa komuna urbane të Kroacisë dhe hartimi i planeve për menaxhimin e mbeturinave.

Vizita po realizohet me iniciativë të GIZ-it  në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …