Sot më Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e rregullt plenare, e cila fillon në orën 15.00. Kryesia e Kuvendit ka paraparë si pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë të jetë Projektligji për Trepçën, i cili është proceduar të mërkurën nga Qeveria, ndërsa, kundër këtij projektligji janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe. Përveç këtij projektligji në rend të ditës janë paraparë të shqyrtohen edhe: votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore, votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015 si dhe shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …