Kryetari i vendit, Hashim Thaçi udhëton sot për në Vjenë. Zyra e Presidencës njofton se për shkak të kësaj vizite konferenca e paraparë për sot është shtyrë për në javën e ardhshme. Presidenti udhëton për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në një konferencë e cila do të nis sot në orën 18:00, ka njoftuar Zyra Presidencës për Informim dhe Komunikim me Publikun.
