leoni

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës takohen për të kundërshtuar vendimet e Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës takohen për të kundërshtuar vendimet e Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës po mbajnë një takim urgjent në Zveçan për të kundërshtuar vendimet e Kuvendit të Kosovës. Takimi po mbahet pa praninë e medieve dhe përfaqësuesit e shqiptarëve. Njoftohet se pikë e vetme e rendit të ditës është: Situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në veri. Depuetetët shqiptarë të Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës kanë thënë se një takim i tillë është joligjor i panevojshëm, dhe një provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe vetë përfaqësuesve shqiptarë të veriut. Ne nuk marrim pjesë në  një takim ku pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe të Qeverise së Kosovës. Ne konsiderojmë këtë takim si jo ligjor, i panevojshem dhe si një provokim politik dhe juridik ndaj Republikës dhe neve si përfaqësues të shqiptarëve të veriut, ka deklaruar deputeti i Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nga PDK-ja, Florent Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …