Në Pestovë të Vushtrrisë do të shënohet dita e patates

Sot në Pestovë të komunës së Vushtrrisë do të shënohet dita e patates, ngjarje kjo që tanimë po shënohet tradicionalisht në këtë qytet.

Kjo ngjarje do të mbahet në fabrikën Vipa-Chips, e cila do të fillojë në ora 10:30. Sipas njoftimit pritet të marrin pjesë, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Mustafa, drejtoresha e BERZh-it në Kosovës, Elena Petrovcka, përfaqësuesi i USAID-it, Mark Wood, kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci. Në fund pritet të publikohen rezultatet testuese nga Instituti Bujqësor i Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …