Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar një aksion simbolik para objektit të Radio Televizionit të Kosovës. Ata, RTK-në e cilësojnë si Ministri të Propagandës. Aktivistja, Marigonë Dervinja tha me këtë rast se ata janë mbledhur për ta shpallur ministrinë e re. “Ne siç e dimë jemi vend shumë i varfër por kemi shumë ministri. Jemi mbledhur për ta shpallur ministrinë e re, Ministrinë e Propagandës që për ministër ka Mentor Shalën dhe zëvendës-ministër Ridvan Berishën. Mentor Shala së bashku me këtë medium ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, akuza këto që quan edhe në arrestimin e aktivistëve tanë”, ka thënë Dervinja. Ajo ka shtuar se ky medium që për detyrë ka të ju shërbejë qytetarëve nuk po e bënë një gjë të tillë, duke e përmendur faktin se tashmë e dy muaj RTK-ja ende nuk e ka realizuar intervistën e premtuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri. “Ne nuk do të ndalemi deri sa ky medium të lirohet dhe t’ iu shërbejë qytetarëve e po ashtu edhe deri sa të lirohen aktivistët tanë, ka thënë Marigonë Dervinja.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …