Në falën e tij rreth projektligjit për Trepçën, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri fillimisht ka folur për rëndësinë e saj në ekonominë e Kosovës, në të kaluarën. “Ky kompleks industrial ka pas për qëllim që resurset jo vetëm të fisnikërohen por edhe të përpunohen në produktet finale. Që këto produkte të mbeten në Kosovë dhe të përfitojë Kosova. Në atë kohë Trepça i ka pasur rreth 20 mijë të punësuar, nëpër forma të ndryshme”. Sipas tij, e ardhmja e Trepçës (sipas projektligjit) është për ta shitur atë pjesë-pjesë. Për këtë po kërkohet që të bëhet edhe miratimi shpejt e shpejt. Ky është qëndrimi i Qeverisë karshi Trepçës. Nuk po them se do të shitet nesër, por kjo do të ndodh shumë shpejt, sepse ligji e kushtëzon privatizimin e saj”, ka thënë ndër tjerash, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …