Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa, i bindur se ndryshimi i ligjit për Trepçën është dobishëm për ndërmarrjen, punëtorët e vendin

Në arsyetimin e ligjit për Trepçën, sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa  ka shprehur bindjen se ndryshimi i ligjit mundëson gjëra të mira si për ndërmarrjen, punëtorët po ashtu edhe për vendin. Me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen e Trepçës jo kthimin në të kaluarën. Resurset minerale janë pronë e Kosovës. Ato i jepen në shfrytëzim Trepçës. Ajo do të jetë shoqëri aksionare.  Trepça do të jetë korporatë unike me bilanc të konsoliduar por njësitë biznesore do të jenë të ndara mes vete. “Pas studimit të fizibilitetit të formohen veprimtari tjera. 20% e rentës minerare shkon për komunitete në investime në disa fusha. Asetet që nuk trajtohen me ligj do të trajtohen sipas studimit të fizibilitetit. Pretendimet do të trajtohen nga AKP dhe Dhoma e Veçantë ndërsa qeveria i merr obligimet”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …