Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Vetëvendosja: RTK-ja nuk pranon në intervistë, kryetarin Visar Ymeri

RTK-ja, përmes shërbyesit të saj, Xhymret Veliu, ka thënë  se intervista me kryetarin Visar Ymeri do të bëhet kur RTK e vlerëson. Nuk ka afat. Nuk ka plan. Nuk ka vullnet. Ka refuzim. Nëse deri sot, Veliu ka thënë se po e shqyrtonte realizimin e kësaj interviste, ai në një komunikimin me aktivisten e zyrës së mediave së Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka përdorur futbollin si pretekst për mosrealizimin e intervistës. Thuajse është normale që një medium ta pezullojë të gjithë transmetimin, sidomos pjesën politike, për hir të të sektoreve të tjera – sportit.  Kjo bisedë është realizuar pasi aktivistja Tinka Kurti e ka thirrur autorin e emisionit “Monitor”, Ngadhnjim Kastratin që t’i propozojë intervistimin e z. Ymeri në atë emision. Pas kësaj, Veliu e ka thirrur znj. Kurti për ta dhënë përgjigjen se nuk po e konsideron njëherë ta bëjë këtë intervistë. Në këtë komunikim skandaloz, Veliu e përmend edhe Korenë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …