Enver Hoxhaj

Ministri Hoxhaj ka folur për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës, sfidat dhe planet

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një ligjëratë, të cilën e  ka mbajtur në një institut, në Holandë ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,  ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë. Ai ka folur edhe për sfidat e sukseset e politikës së jashtme të vendit tonë. Hoxhaj me këtë rast ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, ka folur për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes tjerash ai ka veçuar faktin se  dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …