leoni

NISMA mban tubim në Prizren, i bashkohen mbi 100 anëtarë të rinj

NISMA mban tubim në Prizren, i bashkohen mbi 100 anëtarë të rinj

NISMA për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur tubim me qytetarët e Prizrenit, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqës të NISMA’s, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari i NISMA’s, Bilall Sherifi, kryetari e degës së NISMA’s në Prizren, Zafir Berisha, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA për Kosovën.

Në këtë tubim, qytetarëve me nga një fjalë rasti u janë drejtuar edhe drejtuesit më të lartë të NISMA’s. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, qytetarëve të Prizrenit u tha se ne do të donim të flisnim këtu vetëm gjëra pozitive për fusha të ndryshme në vendin tonë, por për fat të keq, në këtë vend asgjë nuk është duke shkuar mbarë.

Kemi luftuar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë analfabet potencial, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’s në Prizren, për kontributin e deritanishëm që kanë dhenë për Nismën. Kryetari Limaj tha se është pozitive që në NISMA sot angazhohen ende njerëz që janë të gatshëm me dhënë nga vetja për Kosovën, por që në asnjë mënyrë nuk e japin Kosovën për interesin e vet.

 Kryetari Limaj ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bashkohen me vizionin e Nismes, të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga nëntoka, që t’i bashkohen Nismës, sepse baza dhe zemra e Nismës është në Prizren, dhe NISMA ndryshimin e Kosovës do ta filloj me ndryshimin e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …