Veseli

Kryetari Veseli mbajti mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës

Në mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Kadri Veseli, u shqyrtuan dhe trajtuan çështje të ndryshme nga aktualiteti politik dhe organizativ.

Në takim, diskutua veçanërisht angazhimi për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mbahet më 10 Tetor 2016. 

Po ashtu, u vlerësua si shumë i rëndësishëm aprovimi i Ligjit për Trepçën duke iu rikthyer si aset shumë i rëndësishëm ekonomik Republikës së Kosovës dhe minatorëve. 

Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm dhe çmoi lartë punën e kryetarëve të degëve, duke theksuar se do fuqizuar komunikimi i brendshëm dhe intensifikimi i punës në terren. 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …