Kuvendi i Katalonjës, ditë më parë ka votuar në favor të organizimit të Referendumit për pavarësi në shtatorin e vitit të ardhshëm, pavarësisht tensioneve në rritje me qeverinë qendrore të Spanjës lidhur me legjitimitetin e mëvetësimit të ardhshëm të rajonit juglindor. Referendumi përbën kokëçarje për kryeministrin spanjoll në detyrë, Mariano Rajoy, Partia Popullore konservatore e të cilit vazhdimisht ka përsëritur se është kundër mbajtjes së referendumit të ndarjes në Katalonjë, ku ndodhet rreth një e gjashta e popullsisë së Spanjës. Qëndrimi i qeverisë kundrejt separatistëve katalonjas është ashpërsuar edhe më shumë në kohën kur kanë dështuar dy palë zgjedhjet e fundit spanjolle, për shkak se dhjetë muajve të fundit nuk është arritur të krijohet një koalicion me shumicë për formimin e qeverisë qendrore. Administrata qendrore e Spanjës ka shtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e rezolutës së Parlamentit katalonjas për ndarje. Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka lënë të kuptohet të enjten se mund të ngrihet akuzë për shkelje ligjore kundër kryetarit të Parlamentit katalonjas, për shkak se ka lejuar hedhjen në votim të rezolutës.
TagKuvendi i Katalunjës Referendum Spanjë
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …