Ukraina ka fituar tre me zero në lojën kundër ekipit të Kosovës

Ukraina ka fituar 3:0 kundër ekipit të Kosovës

Ukraina dhe Kosova u përballen në Krakov të Polonisë në kuadër të xhirosë së tretë të Grupit I të Eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”. Në pjesën e parë të lojës, Ukraina kaloi në epërsi me anë të Kravets në minutën e 31-të. Ndërkohë që në pjesën e dytë të lojës, Ukraina ka shënuar edhe dy gola të tjera duke mundur Kosovën me rezultat 3:0, përkundër lojës tejet ofanzive të Përfaqësueses tonë që rezultoi me krijimin e një numri të madh të rasteve, ndërsa më të mirin për të barazuar shifrat e lëshoi Bernard Berisha (78′) kur qëlloi shtyllën. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara Kosova zë vendin e fundit me 1 pikë sa ka Finlanda e cila mbrëmë në Tampere është mposhtur nga Kroacia me 0:1. Kroatët me 7 pikë bashkë me Islandën kryesojnë grupin I.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …