Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK-ja sot shënon 17-vjetorin e themelimit

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës. Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti. Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin, që njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit.  Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.  PDK aktualisht është në koalicion qeverisës me LDK-në, së cilës i ka dhënë edhe postin e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …