Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Konfederata e Industrive të Shqipërisë vlerësoi miratimin e Ligjit për Trepçën, por kërkon përmirësimin e Ligjit

Duke i dhënë mbështetje dhe duke vlerësuar miratimin e Ligjit për “Trepçën”, Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka këshilluar politikanët e Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare. Konfindustria nëpërmjet një komunikate për media ka mbështetur dhe e vlerëson si akt shumë të rëndësishëm afatgjatë miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për kalimin në pronësi publike të minierës dhe industrisë së Trepçës. Pasuritë nëntokësore të saj janë të një rëndësie botërore për shkak të sasive dhe mineraleve të rralla në vlera prej dhjetëra miliardë eurosh të llogaritura.  Konfederata konstaton se organizimi si kompani aksionare me kapital publik dhe me hapësirën e duhur ligjore edhe për shitjen e aksioneve në bursa, është forma më e mirë në kushtet e sotme pas krizës globale financiare për të tërhequr financimet e domosdoshme, shndërrimin në pronarë të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe njëkohësisht mbajtjen e kontrollit të menaxhimit shtetëror në këtë aset të çmuar strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …