Lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Nehat Thaçi, nesër Kuvendi do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme. Për këtë rast krykuvendari, Kadri Veseli, thotë se nuk është në rregull që një shtet i huaj në mënyrë provokative të arrestojë zyrtarin e një vendi pa asnjë komunikim me institucionet përkatëse. Sipas tij, këto veprime të Serbisë nuk do të tolerohen. Për Ismet Beqirin e LDK-së, është pikëpyetje se sa mund të kontribuohet në këtë drejtim. Ai tha se Thaçi duhet që shumë shpejt të lirohet. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pret që debati i nesërm për arrestimin e Thaçit të jetë konstruktiv. Ndërkaq Pal Lekaj nga AAK tha se sa më parë duhet të ndërpriten bisedimet, në Bruksel me palën serbe, pasi sipas tij, serbët edhe më shumë po revoltohen. Ai tha se ka ardhur koha që të ketë zgjedhje në Kosovë. Deputetja, Valdete Bajrami, nga Nisma, tha se kjo Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit, dhe për këtë në veri nuk ka shenja të normalizimit të gjendjes atje.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …