Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se Serbia nuk guxon t’u bëjë lëshime shqiptarëve të Kosovës as kur është fjala për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për Telekomin, sepse sipas tij, diku duhet të ketë kufij. Kjo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me Trepçën dhe Telekomin është grabitje, uzurpim dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Nikoliq për mediet e Serbisë. Tashmë është prekur vija e kuqe, për çka pushtetit në Prishtinë, por edhe Bashkimit Europian, duhet t’i dërgohet mesazh i qartë. Iu kemi bërë shumë lëshime shqiptarëve në Kosovë. Diku duhet të vihet kufiri. Prandaj nuk guxojmë të bëjmë lëshime as kur bëhet fjalë për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për pasurinë e Telekomit. Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime nëse Brukseli njëmend i shtron si kusht për vazhdimin e negociatave ka nënvizuar Nikoliq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …