LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, në njërën prej të cilave do të mbahet debat parlamentar me rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe. Në një njoftim për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të fillojë në ora 10:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme për Thaçin do të fillojë në orën 14:00.

Seanca plenare do të ketë këtë rend dite:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  1. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  1. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  1. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …