Kryepeshkopi serb, Irinej, ka deklaruar se Kosova edhe mund të jetë humbur, por këtë nuk do ta pranojmë. Ai tha për mediet në Serbi se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë. Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet, ka deklaruar Irinej, raporton Tanjug. Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat, ka thënë patriarku serb. Kosova nuk është vetëm gjeografi, është toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë, tha Irinej. Kosova nuk bën të humbet e as që do e lejojmë një gjë të tillë thotë peshkopi i Serbisë i cili kishte bekuar xhelatët serbë në luftërat kundër kroatëve, myslimanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …