leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi ka reaguar kundër kërcënimeve të shpeshta që po vinë nga Serbia

Ish kryekuvendari,  Jakup Krasniqi ka reaguar kundër kërcënimeve gjithnjë e më të shpeshta, që po vinë nga Serbia.  Në një shkrim të tij lidhur me këtë situatë ai ka rikujtuar se ishin po këta njerëz që në vitet e ‘80 e ‘90 i zhvilluan katër luftëra, të cilat prodhuan politika të tmerrshme të gjenocidit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Ai gjenocid rezultoi  edhe një ndërhyrje te fuqishme të SHBA-së, të BE-së e të NATO-s. Sot Qeveria e Vuçiqit, anulon vendimet e Kuvendit të Kosovës?! Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës me kërkesën e Beogradit, Presidenti i Serbisë kërkon pasuritë e Kosovës, Trepçën e PTK-në, i pari i Kishës Serbe kërcënon me “luftë për Jerusalemin serb”?! Ndërsa këta do të duhej ta dinin, se borxhet e tyre ndaj Kosovës e qytetarëve të saj, janë të pa llogaritshme. Këto janë dëshmi të bollshme se Qeveritarët në Beograd nuk kanë hequr dorë nga politikat e luftës e te gjenocidit. Po të kishim institucione kredibile te shtetit, të gjithë luftënxitësit duhej të dilnin para drejtësisë! Këto janë shenja te mjaftueshme se Kosovës i duhen politika që forcojnë shtetin e sigurinë për shtetasit e saj, e jo politikanë që rehatojnë familjarë e grupe të ngushta të interesit, ka shkruar mes tjerash Jakup Krasniqi.

 

Jakup Krasniqi: Të gjitha kukuvajkat serbe po na kërcënojnë me luftë

Një hedhje e shikimit nëpër faqet e portaleve tona, secili njeri me vëmendje të zgjuar e sheh se: Të gjitha kukuvajkat serbe që vijnë nga shekulli i kaluar, i vlerësuar si shekulli i gjenocidit serb ne hapësirat e ish Jugosllavisë, si ato të politikës, në krye me Presidentin, Kryeministrin, të Listës Serbe, te Kishës Serbe ne krye me kryepeshkopin serb Irinej e medieve qeveritare të Serbisë, janë duke bërë thirrje për Luftë në Kosovë.

Ishin po këta njerëz që në vitet e 80 e te 90 me Millosheviqin, që i zhvilluan katër luftëra, te cilat prodhuan politika të tmerrshme te gjenocidit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Gjenocid i cili rezultoi  edhe një ndërhyrje te fuqishme te SHBA-së, të BE-së e të NATO-s.

Sot Qeveria e Vuçiqit, anulon vendimet e Kuvendit të Kosovës?! Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës me kërkesën e Beogradit, Presidenti i Serbisë kërkon pasuritë e Kosovës, Trepçën e PTK-në, i pari i Kishës Serbe kërcënon me “luftë për Jerusalemin serb”?! Ndërsa këta do të duhej ta dinin, se borxhet e tyre ndaj Kosovës e qytetarëve të saj, janë të pa llogaritshme. Këto janë dëshmi të bollshme se Qeveritarët në Beograd nuk kanë hequr dorë nga politikat e luftës e te gjenocidit. Po te kishim institucione kredibile te shtetit, te gjithë luftënxitësit duhej të dilnin para drejtësisë!

Të gjitha këto janë argumente te fuqishme se Qeveria e Kosovës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, qe sa vite kanë zhvilluar bisedime për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, në fakt ata me papërgjegjësinë e tyre politike, po e kthejnë gjendjen e para luftës.

Për një Kuvend e Qeveri normale, bisedimet e Brukselit do të duhej të ndërpriteshin. Pasi jo vetëm që nuk i kanë “normalizuar marrëdhëniet”, por përkundrazi e kanë rikthyer ndikimin e shovinizmit të egër serb në Kosovë e ndaj Kosovës. Në një situatë të tillë, është i domosdoshëm krijimi i një konsensusi nacional, një konsensusi që i kalon kufijtë e Republikës se Kosovës. Këto janë shenja te mjaftueshme se Kosovës i duhen politika që forcojnë shtetin e sigurinë për shtetasit e saj, e jo politikanë që rehatojnë familjarë e grupe te ngushta te interesit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …