Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë vizitës në vendin tonë është takuar me përfaqësues të Qeverisë, liderët e të gjitha partive kryesore politike dhe shefat e misioneve të BE-së. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës, si dhe shprehu nevojën për konsensus në të gjithë spektrin politik për të adresuar sfidat e Kosovës për reforma, në veçanti sa i përket sundimit të ligjit dhe reformave strukturore ekonomike. Danielsson ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të BE-së për të çuar përpara reformat e Kosovës të cilat janë të lidhura me BE-në. “BE-ja do të vazhdojë të jep mbështetjen e plotë politike dhe financiare për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, duke ndërtuar një administratë publike transparente, si dhe duke mbështetur zhvillimin e saj ekonomik dhe konkurrencën”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …