leoni

Vazhdon rregullimi i rrugëve në Bellanicë

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore, në Komunën e Malishevës, ka filluar implementimi edhe i një projekti, përkatësisht ka filluar rregullimi i dy rrugëve në dy lagje të fshatit Bellanicë, njëra në lagjen Hoxhaj dhe tjetra në lagjen e Kafexhollëve. Në fillimin e punimeve në këtë projekt, ka marrë pjesë edhe drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, i cili tha se brenda pak ditëve, do të fillojnë të realizohen edhe projekte tjera në Bellanicë.

Këto dy rrugë, të cilat i rregullon Komuna e Malishevës, pas zgjerimit, do të shtrohen me kubëza, pasi janë rrugë brenda lagjeve. “Është duke u bërë një punë e mirë dhe kjo bëhet në kuadër të përpjekjeve tona, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ndërsa në Bellanicë, krahas këtyre rrugëve, shumë shpejt do të fillojnë të realizohen edhe projekte tjera”, tha drejtori Morina.

Ndërsa banorët e këtyre lagjeve, e kanë falënderuar komunën e Malishevës, për këtë investim të nevojshëm për ta, pasi që lagjet janë të tipit të grumbulluar dhe rrugët kanë nevojë të rregullohen.

Përndryshe, fshati Bellanicë, të gjitha rrugët kryesore i ka të asfaltuara dhe një pjesë e madhe edhe me trotuar, dhe njihen si një fshat, banorët e të cilit, gjithmonë janë aktiv me vetiniciativa për rregullimin e rrugicave, por edhe ruajtjen e hapësirës së gjelbër brenda fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …