Komiteti për shëndetësi u interesua për punën e DSHMS

Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteranë të Luftës si dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, kryesuar nga kryesuesi i këtij komiteti, Veton Telaku, ka mbajtur mbledhjen e radhës, si dhe kanë vizituar drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku janë njohur me raportin e punës në gjashtë mujorin e parë, si dhe me çështje tjera, në sektorin e shëndetësisë dhe të Qendrës për Punës Sociale.

Anëtarët e këtij komiteti, janë pritur dhe janë njoftuar me aktivitetet e tyre, nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha dhe nga drejtori i Qendrës për Punës Sociale, Blerim Begaj, të cilët edhe i kanë dhënë sqarimet e tyre, në interesimin e anëtarëve të këtij komiteti.

Interesimi më i madh ishte për çështjet e verifikimit të aplikantëve për tu futur në skemë sociale, cilët persona apo familje e kanë këtë të drejtë dhe mënyrat e aplikimit, e po ashtu edhe për formën e dhënies së barnave (të cilat janë jashtë listës esenciale) nga ana e komunës,  për kategoritë e caktuara, si dhe për funksionimin e punkteve shëndetësore në Komunën e Malishevës.

Anëtarët e komitetit, po ashtu falënderuan drejtorinë, për gatishmërinë e tyre, si në ofrimin e raporteve të punës, ashtu edhe në gatishmërinë e përgjegjësve për tu takuar me anëtarët e komitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …