Ismail Kadare

Shkrimtari, Ismail Kadare edhe në këtë vit, kandidat për çmimin Nobel për letërsi

Kandidat për çmimin Nobel për letërsi  edhe në këtë vit është shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Më 13 tetor do të jepet Çmimi Nobel për Letërsi, ka njoftuar uebsajti zyrtar i Çmimit Nobel, shkruan albinfo.ch. Kandidat edhe këtë vit është shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, madje ndodhet në mesin e favoritëve për të triumfuar kësaj radhe. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se shkrimtari shqiptar ndodhet ndër pesë kandidatët kryesorë për të triumfuar. Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetllana Aleksijeviq, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht. Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris. Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes. I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë ishte në vendin e  shtatë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …