Beograd - Prishtinë

Dialogu Kosovë-Serbi ka humbur kuptimin

Në konferencën rajonale për siguri, e cila  po mbahet në Beograd, mes tjerash u diskutua edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në  Bruksel, për të cilin u tha se e ka humbur kuptimin.  Mungesa e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet e ngritura së fundi kanë reflektuar edhe konferencën e Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë. Z. Alex Roinishvili Grigorev, kryetar  i Këshillit për Qeverisje Përfshirëse është shprehur nervoz kur është dashur t’i prezantojë panelistët. Nga nëntë vetë sa kishte planifikuar t’i ketë përballë, ishin vetëm katër. Mungonin katër përfaqësues nga Kosova të cilët vendosën ta bojkotojnë konferencën e organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, për shkak se autoritetet serbe vazhdojnë ta mbajnë në paraburgim drejtorin e policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …