Aleksandar Vucic

Vuçiq: Pavarësisht situatës kemi gjetur dhe duhet të gjemë kompromise me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Tomislav Nikoliq se marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë në nivelin më të ultë, Vuçiq tha se ka shumë argumente për të thënë se për këtë çështje fajtore është Kosova, por megjithatë nuk do ta thotë një gjë të tillë. Vuçiq tha se procesi i dialogut nuk do të jetë e lehtë në periudhën në vazhdim, por procesi duhet të vazhdojë në të mirë të zhvillimit ekonomik të rajonit. Kryeministri serb tha se shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdha në rajon dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë për të mirën reciproke. Ai tha se është fat i mirë që procesi i dialogut nuk ndalohet, pasi sipas tij herë pas here duket sikur ky proces do të ketë një fund të keq, por shprehu besimin se kjo nuk do të ndodh. “Duhet të gjejmë kompromise”, tha Vuçiq, i vetëdijshëm se me kompromise të tilla dhe me lëshimin pe të zyrtarëve të Prishtinës, dita ditës po realizon synimin strategjik të Serbisë për rikthim shkallë-shkallë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …