Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd Kyle Scott ka thënë se do të ishte pazakonshme që në fund të bisedimeve ndërmjet Bashkimit Evropian e Serbisë të kërkohej që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në Union. Siç njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet, Scott në një intervistë për javoren serbe Nedeljnik, ka thënë se as të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj do të ishte e pazakonshme që BE ta kërkonte këtë nga Serbia. Sipas tij më e rëndësishmja është qasja që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës për të cilin janë të përkushtuara qeveritë në Beograd dhe në Prishtinë. Për serbin e rëndomtë që jeton në Kosovë, edhe për shqiptarin e rëndomtë që jeton atje, statusi formal i Kosovës duhet të jetë i parëndësishëm, ka porositur. z Scott.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …