Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi: Genocidi i përket së sotmes, nuk ka varreza greke në Shqipëri pa varreza shqiptare në Çamëri

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke folur për çështjen çame në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë,  ka deklaruar se ajo çështje nuk i përket së shkuarës. Genocidi ndaj kujtdo qoftë i përket së sotmes, jo së shkuarës. Ajo që duam të bëjmë ne është t’i falim persekutorët dhe të pranojmë ndjesën. Por as këtë mundësi nuk dëshirojnë të na e japin, sepse thonë se çështja çame nuk ekziston. Çështja çame nuk i përket së shkuarës, ashtu sikurse nuk i përket Holokausti dhe nazistët vazhdojnë të ndiqen edhe sot. Kjo çështje i përket së sotmes. Çështja çame është çështje e ditës dhe për këtë u ndërgjegjësua edhe Komisioni Europian. Ai iu ka drejtuar krykuvendarit Ilir Meta me fjalët: Do të ishte e udhës të kërkonit të paktën varret për shqiptarët e Çamërisë. Të vdekurit e çdo kohe trajtohen me respekt. Nëse nuk lejohet ndërtimi varrezave çame në Greqi, asnjë varrezë e ushtarëve grekë nuk do të ndërtohet në Shqipëri. Unë nuk do t’i lejoj, ka thënë Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …