leoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore, me të cilët ka bërë një bilanc se çka ka ecur pozitivisht dhe çfarë nuk ka ecur me nevojat e banorëve të kësaj ane. S’ka pengesë më për njohjen e diplomave. Një hap ky në ndërtim të një besimi reciprok. Gjithashtu po zhvillohet dhe infrastruktura, që do prekë pozitivisht këto komuna, ka thënë Rama. Në këtë aspekt, ai ka theksuar se, “duhet të formalizojmë binjakëzimin me bashkitë tona, duke u mbështetur tek projekti i ‘Rilindjes Urbane’ në Shqipëri”. “Këto zhvillime për përfaqësuesit e tri komunave shqiptare në Serbi konsiderohen pozitive. Ai ka shtuar se qeveria e Shqipërisë  do të vazhdojë me vullnet të plotë të promovojë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …