Zëvendës ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, me ftesë të Odes Ekonomike të Bursës, morën pjesë në hapjen e panairit te Agrikulturës në Bursa të Turqisë. Të dy zëvendësministrat vizituan panairin dhe panë nga afër paisjet bujqësore dhe industriale dhe zhvillimin e teknologjisë në këto sfera, ku shprehen nevojën e sjelljes se kësaj teknologjie në Kosovë për zhvillimin edhe më të madhe të bujqësisë dhe industrisë në vendin tonë. Panairi i Agrikulturës “Bursa 2016” do të zgjasë prej 12 deri 16 tetor 2016. Delegacionet e dy ministrive, në ditët ne vijim, do të takohet me kreun e Odës Ekonomike në Bursa, Shoqatën e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Ballkanit, Shoqatën “RUMELISIAD” dhe disa shoqata shqiptare këtu në rajonin e Bursës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …