Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, ka thënë se me miratimin e ligjit për këtë kombinat do të fillojë një epokë e re e zhvillimit. Ai ka shtuar më tutje se “Ligji për ‘Trepçën’ është i mirë pasi jep mundësi zhvillimore dhe shënon një epokë të re, që nënkupton zhvillim dhe mirëqenie. Kjo nënkupton hapje të reja të vendeve të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për vendin. Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava ka paralajmëruar se brenda një periudhe të caktuar kohore do të dyfishohet prodhimi i këtij kombinati. “Do të ketë rritje të numrit të punëtorëve sepse mendohet se prodhimi që aktualisht është afër 400 mijë tonë që eksploatohen, të rritet deri në 1.5 milion tonë xehe për një periudhë të caktuar kohore”, është shprehur Tmava, duke shtuar se, krahas rritjes së prodhimit, do të ketë edhe rritje të pagave për punëtorët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …