leoni

ShFMU “ 7 Marsi” në Suharekë shënon Ditën botërore të ushqimit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “7 Marsi” në Suharekë, përkatësisht grupi i ekologëve të kësaj shkolle, kanë shënuar  16 tetorin – Ditën botërore të ushqimit. Ata në ambientet e shkollës së tyre kanë servuar ushqime të ndryshme të përgatitura në shtëpi, të cilat më pas i kanë shitur me çmime të volitshme, për të ndihmuar më pas familjet skamnore me të hollat e tubuara. Krahas ushqimit ekologët e rinj kanë rregulluar edhe ambientin e tyre dhe kanë shkruar mesazhe të ndryshme që kishin të bënin kryesisht me ushqim kualitativ  dhe të shëndosh dhe  me ambient të pastër. Ajshe Kuçi, arsimtare e biologjisë  dhe udhëheqëse e grupit të ekologëve tregon më së miri për rëndësinë e këtij aktivitetet. Ajo thotë se “në këtë mënyrë nxënësit po japin një mesazh shumë të rëndësishme rreth mënyrës së ushqimit, rreth pastërtisë gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit si dhe rreth ambientit ku përgatitet dhe servohet ushqimi. Ne si ekologë të rinj organizojmë edhe aktivitete tjera të ngjashme në Shkollën tonë”. Këtë aktivitet të nxënësve të “7 Marsit” e vizituan zyrtarë të DKA-së, Begishe  Basha dhe Sherif Gashi, të cilët i përgëzuan nxënësit për këtë organizim dhe shijuan ushqimet tradicionale që ishin të ekspozuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …