Ministria e Financave dhe fermerët me qëndrime të kundërta për tatimin e tokava bujqësore

Ministria e Financave dhe fermerët me qëndrime të kundërta për tatimin e tokava bujqësore

Ministria e Financave dhe fermerët ka parqitur qëndrime të kundërta për tatimin e tokava bujqësore. Muharrem Shahini nga Ministria e Financave ka thënë se janë duke u zhvilluar diskutime për mundësinë më të mirë që tokat bujqësore të tatimohen pasi që sipas tyre do të ketë shfrytëzim më të mirë. Ndërkohë, fermerët dhe sindikalistët kanë vlerësuar se duke marr parasysh faktin se fitimet nga punimi i tokave bujqësore është i vogël, në rast se bujqit do të duhet të pagaun edhe tatime, atëherë kjo do t’i demotivoj bujqit. Kjo është e pa drejt pasi që ata nuk po kanë llogari që të punojnë tokën dhe pa ndonjë tatim, e lërë me të paguajnë ndonjë obligim ndaj shtetit. Muharrem Shahini nga Ministria e Financave ka sqaruar më tutje se kjo ministri ka draftuar Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme  dhe se në draft projektligjin aktual është menduar dhe propozuar që tokat bujqësore kultivuese (të punueshme) të tatimohen me të vlerë më të ulet se sa tokat bujqësore te cilat nuk punohen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …