Presidenti Thaçi, ka uruar të zgjedhurin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara. “Jam shumë i kënaqur që përvoja e gjatë e sekretarit të ardhshëm të OKB-së dhe përpjekjet e palëkundshme të tij për të siguruar mbështetje dhe kujdes për refugjatët në mbarë botën, për të mobilizuar asistencën ndërkombëtare për të zhvendosurit, janë vlerësuar nga të gjithë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur António Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, ka thënë presidenti Thaçi. Gjithashtu, presidenti e ka vlerësuar lart edhe kontributin personal të sekretarit të zgjedhur, António Guterres, në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.“Bota përballet me një numër të madh të sfidave të cilat kërkojnë që Kombet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në përpjekjet e tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Thaqi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …