Serbia është pajtuar “ në parim’ që që tekstet shkollore për nxënësit tri komunave shqiptare nën Serbi të furnizohem ne tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë dhe jo nga Kosova. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Ai ka bërë me dije se problemit të zgjidhjes së teksteve shkollore po i vjen fundi. “Gjatë një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq u dakorduam parimisht që tekstet shkollore për nxënësit e kësaj ane vijnë nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …