leoni

Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Edi Rama në përgjigjet e gazetarëve, pas vizitës në Nish ka veçuar edhe një “petrit selim”

Në mbarim të Forumit të biznesit Serbi-Shqipëri në Nish, kryeministri, Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. I pyetur në lidhje me reagimet që kishte dhe ka krijuar ky takim, sidomos nga Petrit Selimi i PDK-së, i cili  thotë se Rama ka rënë në grackën e serbëve,  kryeministri Rama ka thënë: E para, nuk e njoh këtë Petrit Selimin dhe nuk çuditem fare, përkundrazi, përgëzoj çdo petrit selim që shkruan mendimin e vet, sepse jetojmë në një vend, në një hapësirë të lirë ku nuk ka censurë as nga partia, as nga Serbia. Kështu që i uroj sukses Petrit Selimit dhe gjithë petrit selimave të tjerë dhe të shkruajnë çfarë t’u vijë për mbarë. Për sa më takon, unë do vazhdoj të bëj atë që mendoj se është gjëja më e mbarë për shqiptarët e Shqipërisë dhe patjetër, kur flas për Kosovën, dhe për shqiptarët e Kosovës. Pastaj, historia do gjykojë edhe mua dhe Petrit Selimin, në qoftë se do e mbajë mend. (Kaltrina Ibishi)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …