Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarë të tyre protestuan para ndërtesës së Burgut të Lypjanit

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarë të tyre protestuan para ndërtesës së Burgut të Lypjanit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të aktivistëve të arrestuar, sot para ndërtesës së Burgut të Lypjanit kanë protestuar dhe  kanë brohoritur gjatë kohës së shëtitjes së burgut, emrat e  Atdheut, Astritit dhe Egzonit. Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se përmes një zërimit të lartë që mund ta dëgjonin edhe të burgosurit që ndodheshin në oborr,  aktivistët mbajtën fjalime, në mesin e tyre edhe deputetët, Donika Kadaj dhe Sami Kurteshi. Kadaj tha se përgjatë dekadave të kaluara të rinjtë arrestoheshin vetëm pse besonin në Republikë dhe se kishin kërkesa të drejta politike. “Të rinj të tjerë, studentë guximtarë, mendje të lira po mbahen të burgosura. Sot Atdheu, Adea, Frashëri, Petriti, Astriti, e Egzoni po persekutohen përsëri, por kësaj here nga regjimi vendas dhe po vazhdojnë të mbahen në burg dhe arrest shtëpiak në procese komplet të montuara politike”, tha Kadaj.  Vetëvendosja saktëson se  sot janë bërë 47 ditë të vuajtjes në burg prej 6 aktivistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …