Sot, në Prishtinë u mbajt një marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave, duke marrë shkas nga rasti i fundit në Ratkoc të Rahovecit, kur axha u pa duke goditur pa mëshirshëm vajzën e vëllait të tij. Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kishte nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, pastaj te Kuvendi i Kosovës, në rrethojat e të cilit janë vënë disa parulla që protestuesit po mbanin në duar. “Dhuna nuk arsyetohet vetëm ndëshkohet”, “Nuk edukohet përmes dhunës”, janë disa nga parullat të cilat janë vendosur aty. Në këtë marsh mori pjese edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Trashësia e borës në disa vende të Bashkisë së Korçës ka arritur afër 2 metra
Mediet në Shqipëri njoftojnë se në juglindje të vendit ka pasur reshje të mëdha të …