Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për njërën nga 17 listat. Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejt vote kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat. 1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen sot në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, do te mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komunat malazeze si Kotorr, Budvë, Guci dhe Andrijevicë. Lista “Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare”, do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë “Shteti për të gjithë – PSD – Ranko Krivokapic”, Me short, e treta do të jetë lista “Koalicioni shqiptar me një qëllim – Gëzim Hajdinaga”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …