BE-ja ende nuk e ka dënuar intervenimin rus në Siri

BE-ja ende nuk e ka dënuar intervenimin rus në Siri

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, do të bëjnë përpjekje ta bindin Bashkimin Evropian që ta dënojë intervenimin ajror rus, në Siri dhe të vendos sanksione të reja kundër regjimit të Bashar al Asaddit. Pritet BE-ja të vazhdojë të bëjë presion për sigurimin e qasjes për ndihmë humanitare drejt Halepit dhe ta mbështesë Amerikën në angazhimet për ndërprerjen e sulmeve ajrore në pjesën lindore të qytetit, i cili është nën kontrollin e kryengritësve dhe ku janë bllokuar 275.000 civilë. Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve të BE-­së, të cilët do të takohen në Luksemburg, do të shprehin kritikat më të ashpra deri më tani për sulmet ajrore ruse, në të cilat cak kanë qenë spitalet dhe karvanet humanitare.  Në propozim­ deklaratën, e përgatitur për takimin, shefat e diplomacive e dënojnë “eskalimin katastrofik” të ofensivës për pushtimin e pjesës lindore të Halepit, ku 8.000 kryengritës luftojnë kundër forcave qeveritare, të mbështetura prej Rusisë dhe Iranit.

Në deklaratë theksohet se sulmet mbi spitalet dhe civilët mund të paraqesin krime lufte dhe bëhet thirrje “Siria dhe aleatët e saj” të japin llogari para Gjykatës ndërkombëtare penale. Në takimin e sotëm, gjithashtu, do të kërkohen edhe sanksione për 20 sirianë, të cilët kanë marrë pjesë në sulme të drejtpërdrejta mbi civilët, si plotësim i listës me sanksione ku ndodhen 200 shtetas të këtij vendi. Parisi dhe Londra do të kërkojnë prej liderëve të BE­-së të enjten të shqyrtohet dhe të vendoset ndalesë për udhëtim dhe ngrirjen e llogarive të 12 rusëve, të cilët janë të involvuar në konfliktin sirian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …