Këshilltari ligjor i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha, ka deklaruar për RTK, se Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Trepçën, që e shpëton këtë gjigant nga eliminimi por rreziku ekziston ende. Presidenti nuk mund ta nënshkruajë këtë ligj i cili është dërguar në kushtetuese nga Lista Serbe. 2 nëntori, që është afati i fundit për likuidim, mund të vijë më shpejt sesa një vendim i Gjykatës Kushtetuese, kështu që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një hap tjetër për të shpëtuar Trepçën. Rreziku që Trepça t’i nënshtrohet procesit të likuidimit pas datës 2 nëntor, duke qenë se ligji i ri nuk mund të hyjë në fuqi pas kontestimit të tij nga Lista Serbe ka aktivizuar Qeverinë e Kosovës, me ç’rast nesër do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të vendos masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në raste se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi ligji i cili e definon statusin e kësaj ndërmarrje.