Demarkacioni

Pezullimi i aktiviteteve në institucione nga Lista Serbe pamundëson riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Pezullimi i aktiviteteve në institucione nga Lista Serbe po ia pamundëson Qeverisë riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës. Burime jo zyrtare  thonë se u nevojiten votat e deputetëve serbë dhe pa u kthyer ata nuk do të ketë riprocedim të marrëveshjes në Kuvend. Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta riprocedojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Kjo për faktin se një gjë të tillë nuk po mund ta bëjë si pasojë e mungesës së Listës Serbe në Kuvend e Qeveri dhe kundërshtimit të opozitës për versionin aktual. Procesi i përmbylljes së demarkimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi nuk mund të bëhet pa u kthyer Lista Serbe në Kuvend. Votat e deputetëve serbë i duhen koalicionit qeverisës, meqë Marrëveshjen për Demarkacionin po e kundërshton tash e një vit edhe opozita. Kthimin në Kuvend dhe votimin për versionin qeveritar të demarkacionit Lista serbe do ta kushtëzojë me lëshime të tjera në dëm të interesit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …