Më 13 tetor 2016, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Prokurori i EULEX-it (pasardhësi i Maurizio Salustro), ndryshon aktakuzën, kundër Grupit të Lëvizjes së Lirisë, tashmë në medie i emërtuar si Grupi i Dobrosinit, mirpo siç edhe çdonjëri mund ta shohë më poshtë- e të bëjë krahasimin, mund të shohë që asgjë s’ka ndryshu. Ende akuzohem me akuza të porositura nga Serbia. Të qartësohemi, siç kam theksu me mijëra herë, në çdo rast kur akuzoj EULEX, kam targetuar-akuzuar vetëm ata zyrtar të këtij misioni, që janë të lidhur me Serbinë pra fraksionin e EULEX-it, e absolutisht nuk përfshi asnjë rast të zyrtarve të këtij misioni, të cilët vijnë nga vendet mike të Shqipëtarve( që i dijmë të gjithë këto vende!). Siç edhe ju mund ta shihni, duket qartë që asgjë nuk ndryshon realisht, nga aktakuza e parë( 20 shkurt 2013), nga kjo e quajtur e ndryshuar më 13 tetor 2016!
Konsideroj bindshëm, prokurori i fraksionit të EULEX-it, Tomas Meskauskas, denjësisht është duke e vazhdu praktikën e Salustros, pra që akuzat e Serbisë, t’i zbatoj edhe në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Aktakuza e bërë më 20 shkurt 2013, përfshinte veprat penale:
“1.Kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 109 paragrafi 1 n.10, 100 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës( KPK), momentalisht e ndëshkueshme nga Neni 135(1.10) dhe Neni 136(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës( KPRK), për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me pjesëmarrës tjerë të një grupi të vetëquajtur terrorist të njohur me emrin “ Lëvizja e Lirisë” me qëllim që”
- a) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme Qeverinë e Republikës së Serbisë të ndërpre aktivitete e saja politike në rajonin e Bujanovcit;
- b) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme pjestarët e nacionalitetit shqiptar të forcave policore të Serbisë të largohen nga vendi i tyre i punës; dhe
c)të detyroj në mënyrë të kundërligjshme “bashkësinë ndërkombëtare” që të pozicionoj forcat paqeruajtëse në rajon,
Ka kryer veprat si në vijim:
-Ka qenë pjesëmarrës në sulm duke dëmtu kontejnerin e Policisë Kufitare Serbe të vendosur në Bujanovc, duke shtënë me armë të ndryshme, që të gjitha në posedim dhe shfrytëzim të jashtëligjshëm, një numër të pacaktuar fishekësh të kalibrave të ndryshëm, në bashkëpunim me Enver Musolli dhe me një numër të pa definuar bashkëpunëtorësh tjerë. Në Dobrosin( komuna e Gjilanit), me 7 tetor 2012 rreth orës 21:35.
-Ka mbajtur ilegalisht në pronësi dhe ka kontrolluar një numër të pacaktuar armësh( duke përfshirë pushkë sulmi, armë automatike dhe raketahedhës) të cilat janë në posedim të grupit terrorist “Lëvizja e Lirisë”, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj; Në një lokacion të paspecifikuar, duke filluar nga më së voni prej muajit Prill 2012 e deri më 16 tetor 2012.
2.Pjesëmarrje në grupe terroriste, në kundërshtim me Nenin 113(3) të KPK-së, momentalisht e ndëshkueshme nga Nenin 143(2) KPK-së për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj aktivisht kanë qenë pjesëmarrës në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si “Lëvizja e Lirisë”, të cilët në mënyrë inter alia kanë hartuar kërkesa për përgjegjësi, kërkime të armatimeve, kryerjen e veprave penale të përshkruara më lartë ose përndryshe duke vënë veten në dispozicon të grupit terroris dhe veprimeve të tij. Në një vend të paspecifikuar të Kosovës, duke filluar nga më së voni prej Prill 2012 dhe deri me 16 tetor 2012.”1
E që me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan ( PKR.Nr. 53/13), jo vetëm që vërtetohen, por madje edhe për më shumë rëndohen, madje duke dënu për kryerje të aktit terrorist, edhe personat që fare as në aktakuzë nuk janë akuzu!
Citoj:”
Për veprën penale të përshkruar në akuzën 1, në bazë të nenit 3(2) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 136(1) dhe 135(1.10), me 6(gjashtë) vjet burgim; Për veprën penale të përshkruar në akuzën 2, në bazë të nenit 3(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 113(1) të Kodit Penal të Kosovës, me 4 ( katër) vjet burgim;…”2
Ndërsa edhe në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ( PAKR 145/2014), vërtetohet e njejta, që është thënë në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit( PKR.Nr.53/13), citoj:”
“a) Për ( pika një) kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:
- I pandehuri, në bashkëkryerje me pjestarët e tjerë të grupit të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ me qëllim që padrejtësisht ta detyrojë Qeverinë e Republikës së Serbnisë për t’i pushu aktivitetet policore në regjionin e Bujanovcit, padrejtësisht t’i detyrojë pjestarët shqiptarë të policisë serbe që t’i lëshojnë vendet e tyre të punës dhe padrejtësisht ta detyrojë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ të dërgojë forca paqeruajtëse në rajon; ai ka pasur në posedim dhe kontroll të kundërligjshëm një numër të pacaktuar të armëve( përfshirë këtu pushkë, mitraloz dhe raketahedhës) të cilat ishin në dispozicion të grupit terrorist “Lëvizja për Liri” në bashkëkryerje me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj në një vend të paidentifikuar duke filluar më së voni, nga prill 2012 deri më 16 tetor 2012.
- b) Për ( pika dy) pjesëmarrje në grup terrorist në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:
- I pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj, ka marrë pjesë aktivisht në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ duke përpiluar deklarime për përgjegjësi, duke kërkuar armatim, duke i kryer veprat e përshkruara më lart, dhe përveç këtyre, duke e vënë veten në dispozicion të grupit terrorist për aktivitetet e tij. Aktivitetet janë zhvilluar në një vend të paidentifikuar në Kosovë duke filluar, më së voni, nga prill 2012 deri më 6 tetor 2012, dhe..”3
Ndërsa siç shihet në këtë rast vërtetohen akuzat për këto vepra penale, edhe pse siç do paraqitet më pas, kinse është hequr kryerja e veprës penale( kryerja e aktit terrorist), dmth në paragrafin 43, të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML-241/15, citoi:” Gjykata e Apelit ka hequr disa veprime të caktuara nga sjellja kriminale që i atribuoheshin të akuzuarve në vijim: … -Skender Jashari-Pjesëmarrja në sulm më 07 tetor 2012 rreth orës 21:35;”4 ndërsa dënimi për këtë pikë, realisht vetëm është zbutur!
Ku citoj:
” • Për veprën penale të përshkruar në pikën një: Kryerja e terrorizmit, sipas nenit 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së me 5( pesë) vjet burgim;
- Për veprën penale të përshkruar në pikën dy: pjesëmarrja në grup terrorit në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së, me 4( katër) vjet burgim;…”5
Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, në Lëndën PML-241/15, të 19 prill 2016, theksohet, citoj:
“ AKTGJYKIM
Kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga avokati mbrojtës në emër të të pandehurit Muhammed Aliu, Skender Selmani dhe Gazmend Lakna, si dhe nga i akuzuari Skender Jashari pranohen pjesërisht, dhe aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të të akuzuarit Muhamed Aliu, Skender Selmani, Gazmend Lakna dhe Skender Jashari, si dhe lënda kthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të akuzuarit Valon Jasharit, Gazmend Xhemshirit, Qendrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj pasi ekzistojnë arsye për të vendosur në favor të tyre.(…)6
Ndërsa më 13 tetor 2016, Prokurori i fraksionit të EULEX-it( Tomas Meskauskas) pasardhësi i Maurizio Salustros, vazhdon po të njejtat akuza, por paksa të rimodeluara!
Citoj:“
KRYERJE E VEPRAVE TERRORISTE
Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij, më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1korrik 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrejtë
Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,
Kryen vepra terroriste duke
- Shkaktuar rrezik të përgjithshëm më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, ku ishin në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 157 fishekë nga tri armët e poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit të kalibrit 7.62mm në stacionin e Policisë Kufiare Serbe, që gjendet rreth 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh atyre që ishin në detyrë në vendin e krimit në momentin e sulmit, jetën e policit serb Branislav Markovic dhe jetët e zyrtarëve të tjerë, dhe
B.Posedim dhe përdorim të paautorizuar i një sasie të madhe( më shumë se katër) të armëve me së paku datën 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, kur në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshirin( deri më 1 tetor 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhajk( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Laknën, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, i pandehuri Skender jashari
– Në mënyrë të paligjshme poseduan së paku një armë të llojit “TT” të kalibrit 7.62mm ( deri më 1 korrik 2012), dy armë automatike AK 47 të kalibrave 7.62*39mm, një mitraloz të lehtë të kalibrit 7.62*54mm, dy pushkë snajper të kalibrit 12.7mm dhe një raketahedhës.
-Në mënyrë të paligjshme përdorën me Enver Musolli dy armë të kalibrit 7.62mm gjatë sulmit në stacionin e Policisë Kufitare Serbë afër fshatit Dobrosin më 7 tetor 2012.
I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Kryerja e veprave terroriste në kundërshtim me Nenin 135, paragrafi 1.7 dhe 1.10, Neni 136 paragrafi 1 dhe Neni 31 të Kodit Penal të Kosovës( KPK).
PJESËMARRJA NË NJË GRUP TERRORIST
Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1 korrik 2012), Muhamed Aliu and Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012) si dhe Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani ka marrë pjesë aktive në grupin terrorist duke
marrë pjesë në trajnime ( ekspedita ushtarake) më 15 maj 2012 dhe 14-15 qershor 2012.
poseduar në mënyrë të paligjshme të një sasia të madhe( më shumë se katër) armëve.
2 marr pjesë në së paku një sulm terrorist së bashku me Enver Musolli më 7 tetor 2012, të përshkruar më lart.
marr përgjegjësinë në mënyrë publike për sulmin e datës 28 qershor 2012 dhe 7 tetor 2012 të kryer nga ky grup.
I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën penale Organizim dhe pjesëmarrja në një grup terrorist në kundërshtim me nenin 113 paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës( KPPK).
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Skender Jashari, më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, duke qenë në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrjetë
Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,
Së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 63 fishekë nga tri armët të kalibrit 7.62mm të poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit, në stacionin e Policisë Kufitare Serbe, që gjendet 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e policëve që ishin në detyrë në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.
I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në kundërshtim me Nenin 291 paragrafi 1 dhe neni 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës(KPPK).”7
(Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.)
1 Aktakuza PPS. Nr.56/12, GJPP 25/10, të Gjykatës Themelore në Gjilan Nr. 1773, Faqe 3.
2 Shih Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Lënda PKR.Nr. 53/13, të 16 tetor 2013, faqe 5;
3 Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, Prishtinë, Lënda: PAKR 145/2014, faqe 5,
4 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Lënda PML. 241/15, faqe 22, paragrafi 43,
5 Po aty, faqe 5 dhe 6.
6 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Lënda PML-241/15, faqe 4.
7 Aktakuza, PPS.Nr.56/12, e datës 13 tetor 2016, në faqet 5 dhe 5.