Pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Mbi 26 mijë serbë nga veriu pranojnë Republikën e Kosovës. Sipas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më problem dhe temë tabu siç ka qenë para disa viteve. Adriana Hoxhiq, zyrtare ekzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët serbë në veri të Kosovës çdo ditë e më shumë po pajisen me dokumente personale të Republikës së Kosovës. “Aplikimi për dokumente të Kosovës nuk është më temë tabu për qytetarët e Mitrovicës veriore. Në komunën tonë e kemi qendrën civile, e cila punon në këtë drejtim dhe çdo ditë kemi numër të madh të qytetarëve të cilët lirshëm vijnë dhe aplikojnë për dokumente të cilat u nevojiten”, tha Hoxhiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …