Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se policia ka bërë “punë të shkëlqyeshme” në lidhje me luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore në vend, por në anën tjetër pranon që të gjeturat e raporteve të këtij viti, nuk janë të kënaqshme. Kosova nuk është e kënaqur me të gjeturat e raporteve të këtij viti qofshin ato nga departamenti amerikan apo nga raporti i progresit. Ministria ka vendosur që duhet një fushatë më sistematike më energjike me kyçjen e të gjithë spektrit institucional. Dua ta them pa hezitim e vërteta që del nga raportet është që polica ka bërë punë të shkëlqyeshme, kështu thotë Hyseni edhe pse e pranon se nuk ka fare rezultate në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …